Trajneri i Gor Mahias tallet me ish-lojtarët e Tiranës, “talentet” e Ze Marias nuk i duan as në Afrikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2018 | 13:01

Trajneri i Gor Mahias tallet me ish-lojtarët e Tiranës, “talentet” e Ze Marias nuk i duan as në Afrikë

Trajneri i Gor Mahias, Dilan Kerr, tallet me lojtarët që sezonin e shkuar Tirana bleu në Afrikë. Në një intervistë për mediat keniane, irlandezi tha se Keneth Muguna e Musa Muhamed nuk mund të kthehen te Gor Mahia, duke lënë të kuptohet se nuk bëjnë për këtë skuadër. “Ata nuk duhet të duken këtej vërdallë. Tirana ka paguar shumë para për t’i marrë…, por unë nuk mund të ndihmoj Mugunën. Ishte vendimi i tij për të braktisur Gor Mahian”, është shprehur Kerr.

Gor-Muguna-Ze-Maria-400x220

Anglezi e ka thënë qartë se nuk mund të afrojë dy lojtarë që dështuan te Tirana. Britaniku është kundër riblerjes së Mugunës, për të cilin u paguan 20 mijë dollarë nga bardheblutë, duke e bërë të qartë se ai dhe Muhamed nuk janë lojtarë për skuadrën e tij. Musa Muhamed e Keneth Muguna braktisën Kenian për t’iu bashkuar Ze Marias në aventurën shqiptare, por “muaji i mjaltit” dështoi dhe futbollistët u kthyen andej nga erdhën.

Nëse Muhamed është në Zambia, Muguna është mes katër rrugëve dhe kërkon ekip, pasi nuk ka një skuadër ku të luajë. Edhe pse trajneri i Gor Mahias nuk e ka qejf, duket se Muguna do të afrohet në ekip merkaton tjetër, pasi ka mbështetjen e klubit. Gjithsesi, një gjë është e qartë: me talentet e Ze Marias që e pësoi edhe Tirana, tani po tallen në Kenia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"