Trajneri i Gor Mahias ironizon Ze Marian dhe bllokon Mugunën: Meriton më shumë se liga e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2017 | 15:21

Trajneri i Gor Mahias ironizon Ze Marian dhe bllokon Mugunën: Meriton më shumë se liga e dytë

Bllokadë, ironi dhe thumbime vijnë thuajse çdo ditë nga Afrika e Largët në adresë të ish-trajnerit të Gor Mahias. Ze Maria, ka piketuar disa nga ish-lojtarët e tij për t’i afruar në kryeqytetin shqiptar, mirëpo pasardhësi i tij në atë skuadër e ka të vështirë të mendojë që futbollistët cilësorë po kërkojnë me çdo kusht që të luajnë në një Kategori të Dytë. Jo vetëm kaq, por trajneri aktual i Gor Mahias ka bërë edhe një herë thirrje kundrejt paraardhësit të tij që të heqë dorë nga lojtarët që ka në përbërje.

dilan kerr

BLLOKADA

Tirana ka piketuar tre futbollistë nga Gor Mahia. Kenet Muguna, Zhakes Tuisenge dhe Geofri Ualusimbi janë kërkuar nga Ze Maria dhe përfaqësues të klubit kryeqytetas janë duke punuar konkretisht që t’i sjellin ata në vendin tonë. Mirëpo, e menjëhershme është sfida dhe bllokada.

“Ze Maria duhet të na lërë të qetë. Që kur kam ardhur në këtë ekip, pasi ai iku, kam kërkuar me çdo kusht që të heqë dorë nga futbollistët tanë. Po e them edhe një herë që të heqë dorë nga futbollistët tanë dhe të na lërë të qetë”, ka deklaruar Dilan Kerr, trajneri i Gor Mahias.

IRONIA

Pasardhësi i trajnerit të Tiranës te skuadra afrikane, nuk është mjaftuar vetëm me thirrjen që të mos tentohen lojtarët nën kontratë. Kerr ka shkuar edhe më tej duke ironizuar edhe vetë ekipin 24 herë kampion të Shqipërisë.

“Muguna është nën kontratë dhe nuk duhet të mendojë askush për të. Më duhet të them gjithashtu që për një lojtar me cilësitë e tij, Liga e Dytë në Shqipëri nuk më duket një ide e mirë për t’u transferuar. Aq më tepër kur Shqipëria nuk është shquar si një vend shumë i lidhur me futbollin.

Nëse Muguna do të ketë durim, ai mund të arrijë të luajë në Europë, me ekipe dhe në kampionate të rëndësishme”, ka përfunduar Kerr deklaratën e tij për mediat vendase. Ditët në vijim, pritet që të sjellin të reja të rëndësishme rreth të ardhmes së futbollistëve të Gor Mahias.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"