Trajneri i Francës realist: Nuk bëmë një ndeshje të madhe, por u çliruam pas 2 viteve…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 19:44

Trajneri i Francës realist: Nuk bëmë një ndeshje të madhe, por u çliruam pas 2 viteve…

Në intervistën menjëherë pasi u shpall kampion i botës, trajneri i Francës, Didi Deshamp, e pranoi se ekipi i tij nuk bëri një paraqitje të madhe, por ai lavdëroi pa masë punën e djemve të tij.

d9fe0

“Është një ndjesi kaq e bukur. Disa prej kampionëve janë vetëm 19 vjeç. Nuk bëmë ndojnë ndeshje të madhe, por treguam kualitetet tona. Shënuam 4 gola, dhe them se e merituam. 2 vite më parë na dhembi shumë humbja në Europian, dhe nuk ishte e lehtë të ringriheshim. Por, tani jemi në çatinë e botës, dhe tani ndihemi shumë mirë. Ky moment i përket vetëm lojtarëve. Për 55 ditë, kemi bërë shumë punë. Jemi krenarë që jemi francezë” – deklaroi Deshamp.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"