Trajneri i Francës lëshon sfidën: Në Rusi jemi për Kupën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 21:36

Trajneri i Francës lëshon sfidën: Në Rusi jemi për Kupën

Didie Deshamp ka kryer me sukses misionin e parë në tokën ruse, duke siguruar kualifikimin në fazën e 1/8- ave të Botërorit. Në kuadër të kësaj “arritjeje”, trajneri i Francës ka folur për “Franca Football”.

Deshamps

Ndoshta nuk keni shkëlqyer, por rezultatet ju japin të drejtë. Si e shikoni gjendjen e ekipit?

Nuk është e lehtë të përgatisësh një Botëror, por duke parë edhe ecurinë e të tjerëve mendoj se kemi bërë një punë të paqme. Në Rusi ndodhet ajka e futbollit botëror, por kam ndjesi pozitive lidhur me të ardhmen tonë në Rusi.

Van Marvijk fillimisht e më pas Garreka iu njohin meritat taktike.

Merita kanë djemtë, duke filluar që nga mbrojtja, e cila me një qëndrim të caktuar e vendos lojën në një plan më të përshtatshëm për lojtarët tanë. Disa nga hallkat tona kryesore në planin e lojës po funksionojnë mirë dhe kjo është një kënaqësi më vete.

A është e vërtetë se do të bëni ndryshime në ndeshjen e fundit?

Me dy fitore e kemi siguruar kreun e grupit, por kjo nuk do të thotë që luajmë kot. Në fushë do të zbresë formacioni më i mirë i mundshëm që mendoj se mund ta na japë fitoren. Nuk kam asnjë plan për të modifikur skemat apo të përmbys gjithçka kemi bërë deri tani, do të ishte një çmenduri.

Mund të themi se me Zhiru në fushë pamë një Francë tjetër?

Australia dhe Peruja kanë karakteristika të ndryshme, ndaj nuk mund të presim të njëjtën lojë. Zhiru bëri më së miri detyrën e tij, siç e kanë bërë edhe të tjerët. E kuptoj që skuadra u duk më mirë, por kjo vjen edhe si pasojë e kohës që punojmë, ndaj logjikisht duhet të presim një skuadër edhe më të mirë në ndeshjet që do të pasojnë.

Nëse do të kishit zgjedhur në fillim të Botërorit, do të preferonit Spanjën apo Portugalinë?

Në një kompeticion si Kupa e Botës të tilla llogari nuk hyjnë në punë. Herët a vonë do të duhet të mposhtësh ekipet e mëdha nëse kërkon trofeun. Nuk kam bërë kurrë të tilla llogari në jetën time dhe as që e mendoj të filloj tani.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"