Trajneri i Estonisë U-21: Me fat që nuk pësuam! Mund të kishim 6 pikë, por mirë është edhe 1

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2017 | 10:58

Trajneri i Estonisë U-21: Me fat që nuk pësuam! Mund të kishim 6 pikë, por mirë është edhe 1

Trajneri i Estonisë U-21, Karel Volaid, ka pranuar pas ndeshjes se skuadra e tij duhet të ndihet me fat që nuk pësoi kundër Shqipërisë. Volaid nuk ngurroi të bënte elozhe për stilin e lojës së kuqezinjve, duke komplimentuar kolegun e tij, Bushi.

trajneri i estonise u21 karel volaid

“Mund të them që morëm atë që kërkuam në këtë ndeshje. Shqipëria është një ekip i përgatitur shumë mirë me stilin e saj. Është një mënyrë loje e bukur dhe më pëlqen se si Shqipëria mundohet ta ekzekutojë këtë tip futbolli. Ndoshta fati ynë ishte që sulmuesit shqiptarë nuk shfrytëzuan rastet, por siç mund ta humbisnim, edhe mund ta fitonim këtë takim.

Për sa na përket neve, në këto dy ndeshje mund të kishim grumbulluar edhe gjashtë pikë, por edhe kaq sa kemi mirë janë”, deklaroi trajneri i Kombëtares estoneze, që ka luajtur dy takime dhe ka marrë një humbje dhe një barazim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"