Trajneri i Elbasanit me objektiva të qarta: Kampionë dimri dhe synojmë ngjitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2017 | 20:09

Trajneri i Elbasanit me objektiva të qarta: Kampionë dimri dhe synojmë ngjitjen

Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri i skuadrës së Elbasanit, Eriol Merxha, shprehet se ecuria që ka bërë skuadra deri në këto javë kampionat ka qenë e kënaqshme, edhe pse e pranon se nuk kanë munguar as të metat.

Elbasani

“Na vjen mirë që dolëm me një fitore në Tepelenë duke na dhënë mundësinë të jemi në krye të klasifikimit, së bashku me dy skuadrat e tjera. Ecuria e deritanishme mund të them se është e kënaqshme dhe lojtarët janë munduar që t’i zbatojnë detyrat e dhëna. Sigurisht që ka pasur edhe të meta, por e rëndësishme është që skuadra ka pësuar rritje nga java në javë.”

“Tani që kaluam ndeshjen me Tepelenën kemi filluar të mendojmë për atë të radhës, ku sigurisht që do të luajmë për të fituar. Synimi final është sigurisht ngjitja në Kategorinë e Parë, por fillimisht shpresojmë të jemi kampionë dimri. Kampionati deri në fund është shumë i gjatë dhe ne do të ulim kokën të punojmë fort”.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"