Trajneri i Elbasanit ka nisur “pazarin”, tregu i huaj prioritet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2021 | 13:13

Trajneri i Elbasanit ka nisur “pazarin”, tregu i huaj prioritet

Fill pas mbylljes së kampionatit të Kategorisë së Dytë, ekipi i Elbasanit mori pushimet. Verdheblutë bënë një fazë të parë për t’u harruar dhe ndjeshëm çaluan në aspektin mbrojtës.

anxhelo suta

Kanë pësuar shumë gola, ndaj ky pritet të jetë edhe sektori që do të ketë më shumë përforcime në merkaton e janarit. Trajneri Anxhelo Suta ka pasur bisedime me disa lojtarë gjatë kësaj periudhe dhe ka marrë dakordësinë për t’i pasur pjesë të skuadrës për këtë sezon.

Njëkohësisht, elbasanasit kërkojnë edhe një mesfushor, por mbetet për t’u parë se sa do t’ia arrijnë që të marrin futbollistët që kërkojnë. Burimet pohojnë se sërish mbetet tregu i huaj mundësia më e madhe për t’i bërë këto përforcime, edhe pse verdheblutë aktualisht kanë jo pak të tillë në skuadër.

Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u mësuar gjatë muajit janar dhe të shihen se cilat do të jenë përforcimet e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"