Trajneri i Egnatias tregon momentin e vështirë: Përfundova në spital para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 14:18

Trajneri i Egnatias tregon momentin e vështirë: Përfundova në spital para ndeshjes

Pas tri javësh kampionat që janë luajtur deri tani, Egnatia ka arritur të renditet me meritë në krye të Grupit B. I vetmi moment që prishi disi bukurinë e sfidës me Lushnjën, ishte problemi shëndetësor i trajnerit Vladimir Gjonaj. Pas mbërritjes në stadium, trajneri nuk u ndje mirë dhe kërkoi ndihmën e stafit mjekësor të skuadrës dhe më pas u transportua për në spital. Pasi mori mjekimin e nevojshëm, trajneri u transferua në hotelin ku qëndron duke mos u lejuar të shkojë në stadium.

41421342_750517701960000_6559555323269480448_n

Në lidhje me atë moment të vështirë, Gjonaj thotë: “Tashmë pas kryerjes së vizitave mjekësore në spitalin e Rrogozhinës dhe marrjes së mjekimeve, jam më mirë. Kalova një moment që nuk dua ta kujtoj më, pasi e kam hedhur pas krahëve gjithçka. I falënderoj të pranishmit që më dhanë ndihmën e parë gjatë situatës që u krijua pak çaste nga fillimi i sfidës.

19400171_178621929340531_1693415102297460143_n

Do të doja shumë të isha në drejtim, por ndodhin edhe gjëra që nuk priten. Por, me sa mora kontakte të vazhdueshme me stafin, grupi ishte paraqitur mirë pavarësisht se goli u kishte munguar. Pavarësisht rezultatit jemi përsëri në krye të renditjes aty ku Egnatia e meriton të jetë gjatë”, tha Gjonaj.

Aldo Buzi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"