Trajneri i Egjiptit nuk i llogarit kundërshtarët, para Botërorit ka problem vetëm… Ramazanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 20:18

Trajneri i Egjiptit nuk i llogarit kundërshtarët, para Botërorit ka problem vetëm… Ramazanin

Hektor Kuper është trajneri i Kombëtares së Egjiptit që prej vitit 2015. Së fundmi, në një intervistë për “La Nacion” ai është ankuar për një problem të madh sipas tij përpara botërorit.

hector_cuper_eg

“Kam një problem para Botërorit, Ramazanin. Lojtarët e mi agjërojnë dhe unë nuk kam kur t’i stërvit. Vetëm po e bëra stërvitjen në 5 të mëngjesit. Nuk mund të stërvit dikë që nuk pi lëngje dhe nuk ka kalori në trup”, tha Kuper.

abf759f79a096ca9e03005b04794835237d3d805

Egjipti është listuar në grupin A, së bashku me Rusinë, Uruguain dhe Arabinë Saudite. Pjesëmarrja e Egjiptit në Botëror pas 28 vitesh është pritur me entuziazëm të madh nga të gjithë në shtetin afrikan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"