Trajneri i Dinamos së Kievit: Bëmë 3 orë udhëtim, ndaj humbëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2017 | 9:59

Trajneri i Dinamos së Kievit: Bëmë 3 orë udhëtim, ndaj humbëm

Tekniku i Dinamos së Kievit, Aleksandër Khaskeviç, nuk u pa shumë i qetë në konferencën për shtyp pas ndeshjes, teksa ia vë fajin e humbjes udhëtimit prej tre orësh. Sipas tij, bënë edhe gabime në mbrojtje, të cilat sollën edhe golat e Skënderbeut.

khaskevic

“Mund të them se 3 orë rrugë çuan në humbjen e skuadrës në këtë ndeshje. Megjithatë, duhet ta pranoj se patëm probleme edhe në mbrojtje në golat e pësuar, ku edhe mund të evitohej ndonjë prej tyre”, u shpreh fillimisht tekniku i miqve, i cili me sa duket nuk e ka pasur të lehtë pranimin e humbjes përballë ekipit të Skënderbeut.

Më tej, në lidhje me futbollistët që luajtën në këtë ndeshje, ai u shpreh: “Nuk kisha se çfarë ndryshimesh të tjera të bëja në këtë ndeshje, pasi aq futbollistë kisha në dispozicion”, vazhdoi shkurtimisht Khaskeviç, duke pranuar në njëfarë mënyre dështimin e skuadrës së tij, edhe pse la pushim disa prej titullarëve në këtë ndeshje të parafundit në grupet e Europa Ligë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"