Trajneri i Dinamo Kiev: Skënderbeun e kemi parë në Shqipëri, u ngjan skuadrave në Ukrainë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 21:41

Trajneri i Dinamo Kiev: Skënderbeun e kemi parë në Shqipëri, u ngjan skuadrave në Ukrainë

Trajneri i Dinamos së Kievit, Aljaksandër Khaskeviç, ka deklaruar sot në konferencën për shtyp se ekipi i tij ishte i ndërgjegjshëm se kishte cilësia individuale më të larta se ato të korçarëve, por duhej t’i tregonte në fushën e lojës. Ai bëri të qartë se kishte analizuar jo vetëm ndeshjet e Skënderbeut në Europë, por edhe ato në kampionatin shqiptar, për të marrë informacione sa më të detajuara.

khaskevic

Ky është një turne krejtësisht ndryshe dhe nuk është e nevojshëm të motivosh djemtë në mënyrë të veçantë. Të gjithë e kuptojnë se ne duhet, si të fitojmë këtë ndeshje në veçanti, ashtu edhe të kalojmë grupin. Do të përgatitemi për këtë ndeshje ashtu si për ndeshjet e tjera.

Kemi analizuar kundërshtarin, duke u përqendruar te ndeshjet kundër Dinamos së Zagrebit në play-off dhe gjithashtu duke parë ndeshjet në kampionatin shqiptar. Sa i përket faktit që kjo është ndeshja ime e parë si trajner në një fazë grupesh në Kupat e Europës, nuk ka asnjë rëndësi, më e rëndësishme është që rezultati të jetë në favorin tonë”, tha ai.

“Duhet të respektosh çdo kundërshtar. Në fushën e lojës, çdo lojtar është i barabartë. Cilësitë individuale të lojtarëve tanë padyshim janë më të forta, por duhet që t’i tregojnë në fushë, ata janë përgjegjësit për lojën dhe për të përmbushur kërkesat që do t’i vendosin para stafi teknik. Unë do ët jem përgjegjës vetëm për motivimin me të cilin do të hyjnë në fushë”, vijoi trajneri që u bëri thirrje tifozëve që të vinin në stadium duke u premtuar futboll ofensiv përballë Skënderbeut.

“Jo vetëm unë, por e gjithë skuadra kërkon që lojtari i 12 të na mbështetë nga minuta e parë, deri në të fundit. Ne do të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që t’i falënderojmë me lojën tonë. Kush ka dyshime, më mirë të vijë në stadium. Ne do të luajmë në sulm, në mënyrë që të kërkojmë gola dhe të bëjmë tifozët të lumtur, siç duan ata.”, tha Khaskeviç, të cilin më pas e pyetën nëse mund ta krahasonte ekipin shqiptar me ndonjë në kampionatin ukrainas.

“Ndoshta me Oleksandrian apo me Vorskla Poltavën. Është një skuadër e organizuar, mbrohet në mënyrë kompakte dhe ka futbollistë mjaft të fortë, ka një tranzicion nga mbrojtja në sulm shumë të koordinuar”, shpjegoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"