EKSKLUZIVE/ Trajneri i Bylisit sherr me Goxhajn, mbrojtësi: Ja pse e godita unë 11-metërshin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 11:33

EKSKLUZIVE/ Trajneri i Bylisit sherr me Goxhajn, mbrojtësi: Ja pse e godita unë 11-metërshin

Jurgen Goxha, i cili humbi penalltinë në Ballsh ndaj Tiranës dhe kishte mundësinë që të kalonte skuadrën në një avantazh edhe më të thellë me rezultatin 3-1 gaboi përballë Likës. Në fakt trajneri Dovedan urdhëroi Ujkën që të shkonte ta gjuante 11-metërshin. Por Goxha vrapoi të gjuajë penalltinë, duke e dërguar në duart e Likës.goxhaj

Ai sqaron edhe incidentin me trajnerin Dovedan. “Kam lexuar shumë pas ndeshjes, që kam bërë sherr e fjalë. Janë debate që ndodhin kudo dhe nuk ka pse zmadhohet. Kam respekt për trajnerin. I kam kërkuar falje dhe ia kërkoj faljen, sepse penalltinë askush nuk do që ta humbasë. Unë doja që të shënoja por ja që gabova. Penallti kanë humbur edhe lojtarë të mëdhenj në botë”, tha Jurgen Goxha pas ndeshjes së djeshme Bylis-Tirana, e cila përfundoi 2-1 për skuadrën e Dovedanit.

I pyetur pse insistoi t’i rrëmbente topin Ujkës për të goditur penalltinë, Goxha deklaroi: “Ujkës i ngrita dorën në shenjë ndjese, por edhe ai më mirëkuptoi. Ne shkojmë shumë mirë sepse jemi një ekip që shkojmë shumë mirë si rrjedhojë se jemi në një hotel dhe në qytet rrimë të tërë bashkë. Pastaj nuk është se e mora pa leje, sepse krahas Hidit e Mëllugjës edhe unë gjuaj penallti, thjesht dëshira për të shënuar”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"