Trajneri i Brazilit mbështet Paketën: Është një lojtar i shkëlqyer, duhet të kemi durim për të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 19:38

 Trajneri i Brazilit mbështet Paketën: Është një lojtar i shkëlqyer, duhet të kemi durim për të

Vetëm pak ditë më parë, një nga legjendat e Brazilit si Rivaldo, reagoi keq për shkak se i ishte dhënë numri 10 mesfushorit Lukas Paketa.paqueta

Rivaldo tha se atë numër e kanë mbajtur legjenda, dhe stafi teknik nuk duhet t’ia japë një lojtar stoli si Paketa.

Pas këtyre, ka folur edhe trajneri i Brazilit, Tite, i cili del në mbështetje të futbollistit të tij, teksa thotë se ai është një lojtar i shkëlqyer. “ Ne duhet të kemi durim për Paketën, pasi tani ai thjesht ka humbur besimin.

Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe këtë do ta tregojë te Milani, duke u rritur edhe më shumë si futbollist, pasi është ende i ri. Duhet të qetësohemi, dhe ajo që duhet të bëjmë është t’i japim atij kohën e duhur.”, u shpreh Tite.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"