Trajneri i Besës “kërcënon” rivalët: Më këtë mendësi, mundim këdo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2020 | 16:43

Trajneri i Besës “kërcënon” rivalët: Më këtë mendësi, mundim këdo

Ndriçim Kashami ka mbetur më shumë se i kënaqur me të tijtë. Besa mundi Skënderbeun me rezultat, por mbi të gjitha me lojë dhe kjo është ajo që e ka bindur trajnerin. Teksa foli për gazetën në mbyllje të ndeshjes, ai u shpreh se me këtë mendësi, verdhezinjtë mund t’ia dalin me çdo kundërshtar.

Kashami Besa

“Nëse Besa paraqitet me të njëjtën mendësi si ndaj Skënderbeut edhe në vazhdim, vështirë se ka ekip që do të na ndalë.

Miqësoret janë teste që na kanë krijuar mundësinë të përforcojmë bindjen se skuadra është në rrugën e duhur të kolaudimit. Aktivizuam edhe tre futbollistë të rinj nga Kosova, forma e të cilëve ishte e kënaqshme. E megjithatë, nuk mund të gjykojmë që tani përfundimisht”, u shpreh kavajasi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"