Trajneri i Besëlidhjes: Meritonim barazimin ndaj Skënderbeut, na dënoi gjykimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2017 | 11:00

Trajneri i Besëlidhjes: Meritonim barazimin ndaj Skënderbeut, na dënoi gjykimi

Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i Besëlidhjes, Gledis Lani, u shpreh: “Duke e ditur se përballë do të kishim Skënderbeun, një skuadër që tashmë ka treguar se është nga më të mirat e futbollit tonë, ishim përgatitur maksimalisht për të marrë një rezultat pozitiv, por nuk ia dolëm.

beselidhja-470x338

Jam i kënaqur me lojën dhe formën e futbollistëve të mi, pasi kjo ndeshje duhej të përfundonte ose barazim, ose me avantazhin tonë. Goli i korçarëve, sipas nesh, u duk se ishte i parregullt, pasi ishte në pozicion jashtë loje. Edhe në rastin e ndërhyrjes së portierit jashtë zonës, ai duhej të ndëshkohej automatikisht me karton të kuq, por u mjaftua vetëm me një të verdhë dhe për këtë kemi rezervat tona”, tha Lani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"