Trajneri i Beneventos, sinjale pozitive për dyshen shqiptare para duelit me Torinon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2017 | 19:22

Trajneri i Beneventos, sinjale pozitive për dyshen shqiptare para duelit me Torinon

Ledian Memushaj dhe Berat Gjimshiti mund ta shohin veten në fushën e lojës këtë javë në Serinë A, pasi trajneri i Beneventos, Marko Baroni, i sheh me prioritet të dy futbollistët e afruar gjatë merkatos së verës.

kombetarja izrael memushaj gjimshiti

Memushaj iu afrua kësaj skuadre vetëm pak ditë para mbylljes së merkatos dhe nuk ka pasur mundësinë as të stërvitet rregullisht me ekipin e ri, pasi u grumbullua menjëherë me Kombëtaren.

gjimshiti

“Lojtarët e përfaqësueseve erdhën që dje dhe punuan të gjithë, Memushaj dhe Gjimshiti u stërvitën thuajse gjatë të gjithë seancës”, theksoi Baroni në konferencën për shtyp duke bërë të ditur se vetëm nesër do të vendoste se kush do të luante të dielën kundër Torinos.

“A do të jenë të rinjtë në fushë? Ekziston kjo mundësi. Është e rëndësishme që të kemi lojtarë për rotacion”, vijoi ai, ndërsa duke u ndaluar të individët e veçantë, nuk ngurroi të lëshonte një batutë për Gjimshitin. “Po shoh një rritje të rëndësishme nga ana e Gjimshitit. Janë disa zgjedhje që kemi bërë dhe te të cilat besojmë”, tha trajneri i Beneventos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"