Trajneri i Belshit, në fushë me të birin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2015 | 17:21

Trajneri i Belshit, në fushë me të birin

belshi flamurtari

Kategoria e Tretë ka luajtur dje ndeshjet e radhës. Dy prej tyre janë zhvilluar në Elbasan dhe një në kryeqytet. Në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamzë, Sportingu i Tiranës ka humbur thellë ndaj ekipit të Kukësit B, që po bën një ecuri të mirë. Ndërsa në Elbasan, Belshi ka arritur të fitojë ndaj Sopotit B dhe Devolli kundër Flamurtarit B. Duhet thënë se takimet janë zhvilluar në qetësi dhe nuk ka pasur asnjë problem gjatë luajtjes së tyre.

Ndeshjet – Belshi ka mundur Sopotin B në shifrat 2-1, duke marrë fitoren e parë për këtë sezon, e cila përkthehet njëkohësisht edhe me një premio prej 50 mijë lekësh për çdo futbollist. Autorët e golave për belshakët ishin Elezi me Krasniqin, ndërsa për librazhdasit shënoi Rreshka. Ajo që ra në sy në këtë takim ishte prania në fushë babë e bir në pjesën e parë, teksa tekniku i Belshit, Blerim Kuqja, luajti njëkohësisht për 45 minuta me djalin e tij, Jon Kuqja.

Edhe pse jo më në moshë të re, tekniku-lojtar tregoi nivel po aq sa edhe futbollistët në fushë që kishin moshën e djalit të tij. Ndërkohë po në Elbasan, Devolli ka mundur skuadrën e Flamurtarit B me rezultatin e pastër 2-0 në një ndeshje të mirë nga të dy kampet. Devollinjtë kaluan në avantazh që në minutën e gjashtë me anë të Metollit, ndërsa Fifo i dyfishoi shifrat në të 39-ën me anë të një 11-metërshi.

Në pjesën e dytë, vlonjatët bëjnë përpjekjet e tyre për të shënuar një gol që do të rihapte takimin, por nuk ia dolën dot dhe Devolli mori tri pikët në këtë përballje. Sfida e tretë, e luajtur në kryeqytet mes Sportingut dhe Kukësit B, nuk ka pasur shumë histori. Vila që në minutën e 6-të ka arritur të shënojë për verilindorët, duke mbyllur pjesën e parë. Ndërsa në të dytën, Lila ka barazuar në të 56′. Gjithsesi, kuksianët me Toçillën, Gjutën e Gjanën kanë zhvlerësuar edhe golin e dytë personal të Lilës, që është shënuar në minutën e 85-të takimit, duke marrë kështu një trepikësh me shumë vlera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"