Trajneri i Arsenalit mohon përplasjen me Ozil: Është i sëmurë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2018 | 12:05

Trajneri i Arsenalit mohon përplasjen me Ozil: Është i sëmurë

Trajneri i Arsenalit e vlerësoi të vyer fitoren e djeshme ndaj Uest Hemit, por mohoi zërat që qarkullojnë për një sherr mes tij dhe Ozilit. Emeri thotë se kjo fitore është e rëndësishme sepse ekipi reagoi edhe në vështirësi. “Morëm një fitore të vlefshme, edhe pse kaluam në disavantazh. Kjo tregon se skuadra ka karakter dhe reagoi mirë.

OZIL

Por sigurisht që duhet të përmirësohemi akoma më shumë dhe të mbyllim mirë hapësirat në mbrojtje”, tha Emeri. Më tej, foli edhe për mungesën e Ozilit. “Ozil ishte me virozë dhe nuk ka asnjë të vërtetë në lajmin e publikuar se unë kam bërë sherr me të. Kam raport të shkëlqyer dhe ai është një lojtar i rëndësishëm për ne”, tha Emer

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"