Trajneri i Anorthosis i gëzohet përmbysjes: Kishim shumë presion, kemi bërë gjysmën e punës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 21:42

Trajneri i Anorthosis i gëzohet përmbysjes: Kishim shumë presion, kemi bërë gjysmën e punës

Roni Levi, trajneri izraelit i Anorthosis, foli në konferencën për shtyp pas fitores me përmbysje ndaj Laçit. Ai u duk i lumtur për përmbysjen, si dhe deklaroi se tashmë gjendet në gjysmë të rrugës pas fitores 2-1.

roni levi trajneri i anorthosis

“Pësuam një gol nga një goditje këndi, dhe më pas shkuam e i rregulluam gjërat. Nuk ishim në të përqendruar mbrapa. Është pozitive që përmbysëm në fund. E dimë që ndeshja e parë e sezonit ka rëndësinë e vet. Kemi bërë vetëm gjysmën e punës, dhe presim të kualifikohemi për në raundin tjetër. Çfarë i thashë lojtarëve në pushim? Kishim shumë presion kur pësuam golin. Nuk dua të tregoj çfarë fola me lojtarët në mes të dy pjesëve. Nuk dua të justifikohem por sot kishim tre lojtarë që na mungonin. Kemi një skuadër shumë të mirë që di të mbrohet, por na duhen edhe katër transferime të tjera.” – deklaroi trajneri i Anorthosis.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"