Trajneri i Aberdinit për Florian Kamberin: Nuk luante prej kohësh, është diçka e mrekullueshme që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 12:40

Trajneri i Aberdinit për Florian Kamberin: Nuk luante prej kohësh, është diçka e mrekullueshme që…

Florian Kamberi i cili po rigjen veten e tij me klubin e Aberdin pas eksperiencës tepër negative në Zvicër, dhe trajneri i Aberdinit, Derek Mekines e ka përgëzuar sulmuesin shqiptar për mënyrën se si ai është paraqitur deri më tani me fanellën e skuadrës skoceze. Trajneri i Aberdin në një intervistë me mediat vendase ka deklaruar se duke luajtur për 90 minuta Kamberi do të rigjejë formën e tij më të mirë.

kamberi

“Është e mrekullueshme që Kamberi ka zhvilluar 90 minuta të plota. Ai nuk kishte luajtur shumë ndeshje që në kohën kur nuk pati një impakt pozitiv në Zvicër. Ai në të vërtetë nuk ka bërë ndonjë stërvitje, ai thjesht ka qenë duke pushuar. Shpresojmë këtë javë që t’i sigurojmë edhe disa ditë stërvitje, disa ditë pushimi dhe ai do të bëhet gjithnjë e më mirë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"