“Trajneri” Gjorgjeviç: Kemi dhe një fazë pa luajtur, kthehemi në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 17:45

“Trajneri” Gjorgjeviç: Kemi dhe një fazë pa luajtur, kthehemi në Superiore

Situata globale e diktuar nga infeksioni viral COVID-19 pa dyshim që ka prekur edhe Shqipërinë, ku pjesa dërmuese e aktiviteteve janë mbyllur. Besëlidhja, që me shpalljen e gjendjes së karantinës, është shpërndarë dhe po i respekton me rigorozitet rregullat e vendosura nga qeveria.

milan-gjorgjevic

Në Lezhë, në banesën e tyre janë ngujuar edhe katër futbollistët serbë që luajnë me Besëlidhjen, Milan Gjorgjeviç, Dimitrie Çokiç, Gjorgje Vukashinoviç dhe Ivan Jovanoviç. Mesfushori veteran, Milan Gjorgjeviç, po bën punën e trajnerit për bashkëkombësit e tij dhe për futbollistët lezhjan që luajnë me Besëlidhjen.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai shprehet: “Besëlidhja renditet në vend të dytë në minigrupin e “Play-off”-it të Grupin A, 9 pikë larg Kastriotit. Kampionatit të Kategorisë së Parë i ka mbetur edhe komplet faza e tretë pa përfunduar, ndaj Besëlidhja ende shpreson për t’u ngjitur në Superiore. Besëlidhja ka 12 vjet që lufton për t’u rikthyer në Superiore dhe besoj se do të ngjitet aty, sepse aty e ka vendin”.

Preng GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"