“Trajneri është mirë”, Van Dajk: Fitojmë me Norvegjinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2021 | 15:25

“Trajneri është mirë”, Van Dajk: Fitojmë me Norvegjinë

Kapiteni i Holandës, Vigjil van Dajk e ka marrë me sportivitet incidentin e trajnerit Luis van Gal, i cili është rrëzuar nga biçikleta. Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Norvegjisë, mbrojtësi i Liverpulit ka deklaruar se incidenti i trajnerit nuk e ka penguar punën te Holanda.

vandijk

“Fillimisht jemi tronditur, pasi nuk e kemi kuptuar shkallën e dëmtimit të trajnerit. Gjithsesi, dëmtimi i tij nuk është se na ka penguar në përgatitjet tona. Pastaj e patë vetë se ishte me ne në stërvitje.

Për fat është vetëm një dëmtim i vogël fizik dhe asgjë më shumë. Na ka dhënë udhëzimet e duhura dhe kemi parë tek ai vendosmërinë për të na çuar në Botëror”, ka thënë Van Dajk.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"