Trajneri dhe lojtari më i mirë, UEFA zbulon kandidatët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 13:17

Trajneri dhe lojtari më i mirë, UEFA zbulon kandidatët

UEFA ka publikuar kandidatët finalë për çmimet e sezonit 2019-2020 në kompeticionet e klubeve.
9CDmHzC4
Kapiteni i kampionëve të Europës (Bajern) Manuel Nojer, sulmuesi Robert Levandovski dhe mesfushori i Mançester Sitit Kevin De Brujn do të konkurojnë për “Çmimin e lojtarit më të mirë të UEFA-s”, për sezonin që lamë pas.
men_s_coach_nominees
Ndërkohë, që vlerësimi për “Trajnerin më të mirë të UEFA-s” do të shkojë në Gjermani teksa konkurojnmë 3 trajnerë nga i njëjti vend: Jurgen Klop (Liverpul), Hans Diter-Flik (Bajern Mynih) dhe tekniku i Lajpcigut Jurgen Nagelsman.

Ceremonia do të mbahet në 1 tetor, kur do të hidhet dhe shorti për ndarjen e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Asnjë lojtar nga nënkampionët e Europës PSG-ja apo dhe Lioni që shkoi deri në gjysmëfinale të kompeticionit nuk është vlerësuar për çmimin final. Pritet që të dyja çmimet të fitohen nga Bajerni i Mynihut pas një sezoni fantastik të realizuar duke fituar “tripletën” për herën e dytë në historinë e tij.
120089262_3715655678496874_507950730199444957_o

Për herë të parë që prej vitit 2010, dy superyjet e futbollit Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi nuk nominohen për këtë çmim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"