Trajneri dhe drejtori, zbulohen piketat e para për Apoloninë e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 13:50

Trajneri dhe drejtori, zbulohen piketat e para për Apoloninë e re

Apolonia e sezonit të ri 2022-2023, po projektohet nga plotësimi i posteve drejtuese.

Apolonia

Presidenti Koço Kokëdhima dëshiron të krijojë një skuadër konkurruese dhe ambicia e parë është përzgjedhja e një trajneri që e njeh shumë mirë kampionatin vendës.

Konkurrenca është shtuar në Kategorinë e Parë, prandaj dhe fierakët po mundohen të përforcohen në shumë drejtime, që nga drejtuesit, stafet, trajneri deri te lojtarët.

Prej disa javësh në kampin fierak qarkullon emri i trajnerit Artan Mërgjyshi, që do të ishte një rikthim, mirëpo asgjë nuk është zyrtare.

Pritet që trajneri i ri të zgjidhet brenda këtij muaji. Ardhja e trajnerit rrjedhimisht fut në merkato Apoloninë. Ekipi ka nevojë për ndërhyrje cilësore në çdo repart që mund të bëjnë diferencën në sezonin e ri.

Gjithashtu këtë herë Apolonia synon të plotësojë edhe vendin bosh të drejtorit të klubit, ky është një post tejet i rëndësishëm për projektimin e skuadrës së re.

Edhe në këtë post mund të kemi ndonjë rikthim, ku është lakuar emri i Erjon Hamitajt, një njohje e vjetër e fierakëve.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"