Trajneri Bushi thërret te Shpresat… Bushin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2017 | 9:40

Trajneri Bushi thërret te Shpresat… Bushin

Një tjetër lojtar i skuadrës së Laçit i është bashkuar ekipit Kombëtar Shpresa që do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Irlandës së Veriut. Bëhet fjalë për Ded Bushin, mesfushorin 19-vjeçar që ka bërë një paraqitje të mirë me skuadrën kurbinase në pesë takime ku është aktivizuar në Superiore dhe ka tërhequr vëmendjen e trajnerit të ekipit përfaqësues.

Bushi-Laci

Aktualisht në Kombëtaren e vogël marrin pjesë portieri Selmani dhe Sherif Kallaku që grumbullohen zakonisht, por një ftesë nga U-20 i është dërguar edhe mbrojtësit Amer Duka. Bushi ishte lojtari i katërt që u bë pjesë e ekipeve të moshave. Grumbullimi i lojtarëve me ekipet kuqezinj i jep atyre një stimul më shumë për të bërë maksimumin edhe në klubin e tyre, me objektivin për të spikatur.

Skuadra kurbinase drejtohet nga trajneri Gentian Mezani pas largimit të Nicës dhe ka bërë paraqitje të mira në këtë sezon futbollistik. Objektivi i kurbinasve është të kenë një pozicion komod në mesin e tabelës së klasifikimit, por pse jo të pretendojnë diçka në Kupën e Shqipërisë.

Laçi e ka bazuar strategjinë e ndërtimit të ekipit me lojtarë të rinj në moshë dhe trajneri Mezani nuk e ka pasur aspak të vështirë që të drejtojë këtë skuadër, pasi vjen nga puna në sektorin e të rinjve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"