Trajneri Bushi publikon listën e re për 2 takimet miqësore, sa shumë risi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2018 | 15:12

Trajneri Bushi publikon listën e re për 2 takimet miqësore, sa shumë risi

Pas humbjes ndaj Boshnjës në miqësoren e zhvilluar ne “Elbasan Arena”, trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, e ka riformatuar listën, duke afruar shumë lojtar të panjohur për 2 miqësoret ndaj Bjellorusisë në datat 5 dhe 8 qershor.

Bushi

Në një prononcim për faqen zyrtare të FSHF-së, Bushi sqaron edhe vendimin e marrë, ku tregon se mesfushori Bare është larguar për shkak të një dëmtimi, si dhe ka menduar ti zëvendësojë disa lojtarë me të rinj.

“Për dy takimet e radhës miqësore kam vendosur që për arsye të ndryshme të thërras e të provoj elementë të tjerë. Kështu që, në ndryshim nga ndeshja me Bosnjen, tek sfidat e radhës kam thërritur për grumbullim lojtarë të tjerë. Kështu, futbollisti Kejdi Bare largohet për 2 ndeshjet miqësore në program dhe në vendin e tij është thërritur Cinari. Bare është dëmtuar dhe për këtë arsye nuk mund të rrinte më. Rëndësia e këtyre ndeshjeve është të shikojmë ndonjë element të vlefshëm për sezonin tjetër. Besoj se aktualisht i fituam dy-tre lojtarë shumë cilësorë. E dinim që këto ndeshje miqësore do të ishin të vështira për ne përsa i përket rezultatit, sepse jemi një ekip pothuajse i ri dhe që po kërkojmë të ngremë një grup për eliminatoret e ardhshme. Kurse për sa i përket kundërshtarit është e kundërta”, u shpreh Bushi.

U21

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"