Trajneri Bunjaki publikon listën e Kosovës, 3 futbollistë nga Kategoria Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2017 | 12:00

Trajneri Bunjaki publikon listën e Kosovës, 3 futbollistë nga Kategoria Superiore

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka bërë publike ditën e sotme lisën e futbollistëve për dy sfidat e fundit të eliminatore “Rusi 2018” atë ndaj Ukrainës në 6 tetor dhe ndaj Islandës në 9 tetor.

Bunjaki

Në këtë listë bie në sy prezenca e 3 futbollistëve nga Kategoria Superiore. Bëhet fjalë për dy mbrojtësit e Skënderbeut, Bajram Jashanica dhe Fidan Aliti si dhe mesfushorin e Kukësit, Besar Musolli.

Ndërkohë mungojnë emra të rëndësishëm si Herolind Shala, Arbër Zeneli, Enis Alushit. Kujtojmë që në sfidën ndaj Ukrainës Bunjaki nuk do të ketë në dispozicion mesfushorët, Bernard Berishën dhe Valon Berishën për shkak kartonash.

Kosova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"