Trajneri Bogdani publikon listën e Kombëtares U-19, sa shumë talente nga futbolli vendas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2018 | 22:52

Trajneri Bogdani publikon listën e Kombëtares U-19, sa shumë talente nga futbolli vendas

Trajneri Erion Bogdani i Kombëtares U-19, ka bërë publike listën e të grumbulluarve për ndeshjet miqëosre me Islandën U-19, në datat 8 dhe 10 shtator. Bogdani, ka grumbulluar plot 28 futbollistë për këto dy ndeshje, teste të cilat do të shërbejnë shumë për trajnerin, për të vlerësuar gjendjen si dhe për të parë ekipin në fushë.

erjon-bogdani-konference-U19

Bie në sy afrimi i shumë elementeve nga futbolli vendas, ku portieri Malaj vjen nga Partizani, Isufi, Gavazaj dhe Pëllumbi nga Skënderbeu për të vijuar më pas me Tiranën, Besën.  Ndërkohë, bie në sy edhe futbollistë nga Shënkolli, Luftëtari apo edhe Akademia Shkodër. Më poshtë, lista e plotë e Kombëtares U-19.

Screen-Shot-2018-09-03-at-20.01.40

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"