Trajneri Behari “zbor” vlonjatëve, stërvitje në… det

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2018 | 20:52

Trajneri Behari “zbor” vlonjatëve, stërvitje në… det

Trajneri Ardi Behari u ka bërë zbor lojtarëve gjatë fillimit të punës për ndeshjen e radhës. Seanca e djeshme ishte me ngarkesë të plotë, ndërsa trajneri i ka djersitur lojtarët si në aspektin fizik dhe taktik. Behari u ka “hequr mëkatet” futbollistëve. Trajneri, veç stërvitjes në terren, i futi edhe në det lojtarët, duke u bërë ushtrime dhe lojë me top. Kuqezinjtë do të kenë mungesa për ndeshjen e radhës.

behari

Mungesë e sigurt është mbrojtësi Franc Veliu, për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen me Teutën. Po ashtu edhe Kamara nuk është i gatshëm, për shkak të dëmtimit. Rrezik edhe Ardit Hoxhaj që ka probleme dëmtimi. Bushiç e ka kaluar dëmtimin dhe është plotësisht i gatshëm për Luftëtarin. Nëse e nis si titullar, kroati pritet të mbajë shiritin e kapitenit ndaj gjirokastritëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"