Trajnerët s’ulen asnjë sekondë, mungojnë tifozët në stadium! Ja pikantet e sfidës Teuta-Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 17:33

Trajnerët s’ulen asnjë sekondë, mungojnë tifozët në stadium! Ja pikantet e sfidës Teuta-Kastrioti

Ndeshja e zhvilluar në “Niko Dovana”, mes Teutës dhe Kastiotit, kishte edhe momentet e saj pikante, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj. mknc,x

* Gjatë kohës që ekipet po kryenin nxehjen para ndeshjes, Martini me Hodon qëndruan gjatë gjithë kohës bashkë, duke i kryer nxehje ekipit.

* Erando Karabeci këtë herë nuk e sheh ndeshjen nga tribuna, por nga stoli. Pavarësisht faktit se është i dëmtuar, ai qëndroi në stol.

* Trajneri Edi Martini në pjesën e parë i kërkon Grudës dhe L.Vilës të jenë më të përfshirë në lojë, të mos qëndrojnë statikë. “Shkoi Lorenco shkoi, mos e lër të lirë atë, hajde o Ildi, shko majtas”, dëgjohet Martini.

* Të dy teknikët kanë qëndruar në këmbë gjatë gjithë kohës, duke dhënë udhëzimet për lojtarët e tyre. Martini preferoi të qëndronte me uniformën e tij, ndërsa Çela i krutanëve, me uniformën xhaketë dhe tuta me mëngë të gjata, për shkak të motit të freskët në Durrës.

*“Qëndroni afër o çuna se po kërkojnë topin e dytë, nuk e shihni”, dëgjohet Sali që orienton mbrojtjen.

* Numër i pakët tifozësh në stadium, ku në veçanti ishte tifogrupi “Djemtë e detit” që mbështetën ekipin deri në fund.

* Kotobelli, përpara se Qirko të godiste një rivënie fundore, thërret drejt portierit: “Grande Grande, mos nxito shumë se po mbaron”.

* Ledio Beqja shënoi golin pa u bërë ende 2 minuta, saktësisht në 1:45 sekonda dhe i gjithë stoli i Teutës në fushë shkuan dhe e përqafuan mesfushorin e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"