Trajnerët shkodranë bëjnë paqe në Kupë, Cungu: U kursyem për Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2017 | 14:01

Trajnerët shkodranë bëjnë paqe në Kupë, Cungu: U kursyem për Teutën

Takimi i djeshëm ishte një sfidë mes dy trajnerëve që vijnë nga e njëjta shkollë dhe kanë provuar që të dy të njëjtën pankinë. Cungu dhe Nika rezervuan mes tyre një miniduel shkodranësh.

Kastrioti - Vllaznia

Armando Cungu si trajneri aktual i kuqebluve dhe Nikaj, i cili është ulur në stolin e shkodranëve në rolin e zëvendëstrajnerit. Përballja e parë mes tyre përfundoi me rrjeta të paprekura dhe kualifikimi do të vendoset pikërisht në Shkodër.

cungu

Numri një i pankinës së kuqebluve ka lënë të kuptohet se skuadra e tij nuk është mjaftueshëm e kompletuar për objektivin Europë. “Është ndeshja e parë, luajtëm jashtë fushës sonë dhe kishim si synim të shënonim të paktën një gol.

Nuk erdhëm me kontingjentin e plotë, pasi në fundjavë kemi një ndeshje të vështirë dhe u munduam ta menaxhojmë situatën dhe lojtarët që kanë pasur probleme shëndetësore.

Në këto kushte jam i kënaqur me rezultatin. Është vetëm fillimi, ka rëndësi që ekipi të tregojë stabilitet me lojëra dhe rezultate. “Europa? Të gjithë e dimë si shkohet në Europë dhe se çfarë kontingjenti duhet, por Vllaznia do tentojë të bëjë më të mirën”, deklaroi Cungu pas ndeshjes.

Samuel Nika

Trajneri i Kastriotit ka deklaruar se skuadra e tij do të jetë e aftë që të përballojë cilindo kundërshtar. “E kishim vlerë- suar ndeshjen, pasi realisht Vllaznia ka një ekip të mirë me cilësi. Donim një rezultat pozitiv dhe e morëm. Para një muaji, më 15 gusht, kuqeblutë na kanë mundur 4-0 dhe nuk gjuajtëm asnjëherë.

Sot (dje) treguam një ekip të përmirë- suar dhe që do të bëjë një kampionat cilësor. Ishte një ndeshje që vlente për psikologjinë e lojtarëve, që ta kuptojnë se janë në një ekip elitar për Superioren, jo vetëm prej emrave, por edhe prej lojës që bëjnë. Unë kam një parim: I respektoj të gjithë kundërshtarët, por nuk kam frikë asnjë”, tha Nika

BUJAR BALLIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"