“Trajnerët 5 muaj pa rrogë”, shfryn Edi Martini: Po ikin talentet për 5 lekë, do u çirret maska…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2019 | 19:21

“Trajnerët 5 muaj pa rrogë”, shfryn Edi Martini: Po ikin talentet për 5 lekë, do u çirret maska…

Shpërthen Edi Martini. Ish-sulmuesi jep alarmin për largimin e lojtarëve të talentuar nga Shkodra për 5 lekë. I ftuar në emisionin “Pressing” në “ABC News”, ai ka akuzuar drejtpërdrejtë drejtuesit për këto rrjedhje dhe paralajmëron se shumë shpejt do u çirret maska të gjithëve. Por nuk e ka keq, pasi kujton edhe faktin që trajnerët e akademive nuk paguhen prej 5 muajsh.

Martini

“Jam lodhur duke folur. Ka dalë Lulzim Basha në 2 mijë protesta dhe po i pakësohen njerëzit. Edhe unë te Vllaznia kam ngelur nga të paktët. Te Bylisi kemi një lojtar që shënon gol, Qardaku. Një lojtar (i referohet Shimajt) ka ikur në Kavajë se nuk paguhej prej 12 muajsh dhe po flasim për një pagë 240 mijë lekë.

Ka ikur edhe Hoxha te Besa. Ne nuk e kemi mendjen. Por, do u çirret maska të gjithëve”, ka thënë fillimisht 44-vjeçari. Ish-trajneri foli edhe për ecurinë e ekipit të parë pas 6 javëve të para, ndërsa zbulon edhe frikën që ka për Vllazninë. “Është fati ynë që janë Luftëtari e Flamurtari. Kam frikë se do kthehemi sërish në origjinë, në vendin e tetë. Pse nuk e shesin këtë ekip, t’ia japin një administratori, apo presidenti. Jepi lekët e bashkisë dhe të hedhë edhe të vetat. Të ikin tre lojtarë dhe të vijnë nga Kongo, nuk është normale.

Më përpara na dilte një me çadër dhe na thoshte se do vinin lojtarë nga Katari. Di edhe rrogat që marrin të rinjtë. Në Shkodër nuk po duam njëri-tjetrin. Lojtarin e 19-vjeçarëve e lënë të ikë për 240 mijë lekë. E do Shqipëria U-21 dhe tri ekipe në Europë. Kanë pesë muaj trajnerët e moshave që nuk paguhen. Të rinjtë na i marrin për 5 lekë. Na presin dritat dhe ujin. Duhet të mbajnë përgjegjësi”, deklaronte ndër të tjera Edi Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"