Trajnerë dhe deputetë mbushin tribunën, zbuloni pikantet e Egnatia-Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 22:05

Trajnerë dhe deputetë mbushin tribunën, zbuloni pikantet e Egnatia-Kastrioti

Në stadiumin “Arena Egnatia”, ndeshje pas ndeshjeje gjithnjë bëhet edhe më e mrekullueshme në shumë komponentë të organizimit shembullor që i nevojiten mbarëvajtjes së tyre. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes Egnatia-Kastrioti.

egnatia arena

* Për herë të parë në sfidat mes njëra–tjetrës në Superiore arrihet një barazim mes Egnatias e Kastriotit. Secila skuadër në bilancin direkt numëron edhe nga 2 fitore, ndërsa e njëjtë është dhe kuota e golavarazhit 5:5.

* Në mbështetje të Egnatias e konkretisht të trajnerit durrsak Edlir Tetova kanë qenë edhe disa emra të shquar trajnerësh si Stavri Nica, apo ish-tekniku i Kombëtares U-20, Ilir Biturku. Ata kanë qëndruar në tribunën qendrore “B” së bashku, thuajse në të njëjtin drejtim me pankinën e skuadrës rrogozhinase.

* Veçmas drejtuesve të të dyja skuadrave që kanë qenë në tribunën VIP shumë afër njëri–tjetrit, ra në sy edhe prania e deputetit të zonës, Etjen Xhafaj, nën shoqërinë e kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla.

* Për herë të parë ka luajtur në këtë sezon fieraku i mesfushës së Egnatias, Skerdilajd Levendi. Ky futbollist ditën e ndeshjes me krutanët, të shtunën e 1 tetorit, festoi edhe 21-vjetorin e lindjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"