Trajner perfeksionist, por shofer i dështuar. Guardiola 460 mijë paund dëm makinave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 9:05

Trajner perfeksionist, por shofer i dështuar. Guardiola 460 mijë paund dëm makinave

Që Pep Guardiola është një prej trajnerëve më të zotë në panoramën futbollistike botërore është një fakt që dihej. Por që kishte një problem të vogël në timon, jo… Sipas “The Sun”, tekniku i Mançester Sitit nga viti 2016 deri më sot ka shkatërruar shumë makina, duke shkaktuar një dëm prej 460 mijë paundësh në total.guardiola

Që kur ka ardhur në Mançester, 48-vjeçari ka qenë në timonin e katër makinave të ndryshme. Ai ka pasur në dispozicion një Mercedes GLE, një Range Rover, një Bentley GTX700 dhe së fundmi një Mini Cooper të cilave u ka shkaktuar një dëm prej 80 mijë, 150 mijë, 200 mijë dhe 30 mijë sterlinash.

“Sot ai është në timonin e një Mercedesi të zi. Ai ka reputacionin e një shoferi të pafat që nga koha e Barcelonës dhe tani ka makinën e tij të katërt në Mançester. Pasqyrat e tij nuk rrojnë për një kohë të gjatë dhe ka arritur ta furnizojë një Range Rover nafte me benzinë dhe përplasur një Bentley argjendi”, shkruajnë autorët e biografisë së tij të fundit Lu Martin dhe Pol Ballus.

Një burim pranë Guardiolës konfirmoi lajmin: “Pep është një perfeksionist në shumë gjëra, por timoni nuk duket një nga dhuntitë e tij”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"