Trajner me “korespodencë”, Lleshanaku stërvit lojtarët online: Elbasani, më i mirë pas koronavirusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 17:03

Trajner me “korespodencë”, Lleshanaku stërvit lojtarët online: Elbasani, më i mirë pas koronavirusit

Elbasani shpreson që periudha e cila do të vijë pas fundit të Covid 19, të jetë ndryshe. Të paktën, kështu shprehet në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri Shkëlqim Lleshanaku, i cili gjatë ndalesës së futbollit në vend ruan kontaktet me lojtarët dhe komunikon me ta online, duke u dhënë edhe ushtrinet që lojtarët duhet të kryejnë, deri në startin e kampionatit.

Leshanaku

“Pavarësisht se kampionati është ndalur dhe nuk mund të flitet më për një situatë normale, lojtarëve u kam dhënë detyra për t’u stërvitur në kushtet e shtëpisë. Kryesisht për ushtrimet e forcës. Jam munduar t’i kontrolloj online, aq sa është e mundur, sepse duhet të jemi të përgatitur kur të startojë kampionati”, u shpreh fillimisht tekniku elbasanas.

Në lidhje me koronavirusin që ka ndalur botën, por edhe vetë futbollin, Lleshanaku e lidh me një epokë të re, edhe pse më shumë është një dëshirë e tij, sesa mundësi reale. “Periudha para koronavirusit, të paktën këto vitet e fundit, nuk ka qenë aspak e mirë për klubin e Elbasanit.

Shpresojmë tek më e mira nga ajo që vjen sa i përket periudhës pas koronavirusit. Ta konsiderojmë si një epokë të re edhe për klubin e futbollit, duke parë përmasat që po merr edhe ky virus”, u shpreh Lleshanaku, i cili edhe gjatë këtyre ditëve është mundar të bëjë detyrën e tij në distancë si trajner.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"