Trajner i ri brazilian për Shqipërinë, lajmi bën bujë në… Argjentinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2023 | 23:58

Trajner i ri brazilian për Shqipërinë, lajmi bën bujë në… Argjentinë

Emërimi i ish-futbollistit brazilian SIlvinjo në stolin e kombëtares shqiptare të futbollit është pritur me shumë kuriozitet në vendlindjen e teknikut 48-vjeçar. Silvinjo është ende në hapat e para në botën e trajningut dhe fakti se kishte që në fillimin e vitit 2022 që nuk gjente ekip, e ka bërë zgjedhjen e Shqipërisë si të papritur për mediat në këtë vend.

silvinjo

Lajmi është pasqyruar gjerësisht në portalet më të njohura në vend si “LANCE”, “Globoesporte”, “ESPN” apo “UOL”, teksa është komentuar edhe misioni i SIlvinjos dhe stafit të tij për të çuar Shqipërinë drejt Euro 2024, për të përsëritur suksesin e vetëm të kuqezinjve që janë kualifikuar vetëm një herë më parë në Europian.

Por mbi të gjitha duket se ka bërë bujë fakti se pjesë e stafit të tij është Pablo Zabaleta, të cilin ai e kishte shok skuadre te Manccester Siti për një edicion. Në mediat argjentinase, pjesëmarrja e tij në stafin e Silvinjos ka bërë po aq bujë pasi pakkush priste që nënkampioni i botës në vitin 2014 të niste karrierën në pankinë si krahu i djathtë i brazilianit.

dddddddd

Në mediat argjentinase është kujtuar se Zabaleta deri pak javë më parë kishte punuar si pjesë e panelit të BBC për Botërorin 2022 në Katar, teksa tani po niste këtë aventurë të re pasi nuk e kishte fshehur asnjëherë se dëshironte të bëhej trajner në të ardhmen e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"