Trajner elitar, Skela & Co marrin UEFA Pro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2018 | 11:39

Trajner elitar, Skela & Co marrin UEFA Pro

Nga fusha në pankinë. Ervin Skela është pajisur me licencën më të lartë për një trajner profesionist, atë të UEFA Pro. Ish-kapiteni i Kombëtares ka qenë pjesë e edicionit të 6-të të kurseve të licencimit në FSHF.

per-web-uefa-pro6

“Sektori i edukimit pranë FSHF-së ka mbyllur edicionin e 6-të të kursit të licencimit për trajnerë të nivelit ‘UEFA Pro’, niveli më i lartë për një trajner futbolli. Pas përfundimit të testimit të fundit, në ambientet e Shkollës së Trajnerëve në Kamzë, është zhvilluar ceremonia e ndarjes së diplomave. Emrat më të spikatur që morën këtë diplomë janë: Ervin Skela, Eqerem Memushaj, Elvin Beqiri, Gerd Haxhiu, Artan Bano, Migen Memelli etj.”, ka shkruar FSHF në faqen zyrtare

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"