TRAGJIKE/ Lajm tronditës për botën e futbollit, ndërron jetë në moshën 23-vjeçare mbrojtësi anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 12:18

TRAGJIKE/ Lajm tronditës për botën e futbollit, ndërron jetë në moshën 23-vjeçare mbrojtësi anglez

Mbrojtësi anglez, Kristian Mbulu ka ndërruar jetë ditën e djeshme, në një moshë shumë të re. Mbulu ishte vetëm 23 vjeç dhe ditën e djeshme është gjetur pajetë në Preston.

MBULU

Vdekja e tij ka qenë natyrale dhe nuk ka ndonjë dyshim se ai mund të jetë vrarë apo goditur nga ndonjë person tjetër. Nga janari i këtij viti, Mbulu kamloi nga Kreu Aleksandra te Morekambe, me këta të fundit që kanë mbetur të shokuar nga ndarja e jetës së lojtarit.

“Ishte vetëm 23 vjeç dhe lajmi për vdekjen e tij të parakohshme dhe të pa pritur është shokuese për të gjithë ne. Kristian erdhi në janar te ne dhe ishte shumë i dashur për të gjithë.”, shkruan Morekambe.

Mbrojtësi anglez ka luajtur edhe për skuadra të tjera në të kaluarën, si Miluoll, Modheruell, Braintri dhe Brentud, teksa tashmë të gjithë janë shokuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të futbollistit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"