Tragjedia nga tërmeti/ Klubi i futbollistit të Kombëtares hap dyert e stadiumit për të strehuar të prekurit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 23:05

Tragjedia nga tërmeti/ Klubi i futbollistit të Kombëtares hap dyert e stadiumit për të strehuar të prekurit

Në mëngjesin e djeshëm Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm, 7.8 ballë i shkallës rihter, ndërsa raportohet për mijëra të vdekur dhe të plagosur, sakaq vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

konya

Ndërkohë klubi i futbollit turk, Koniaspor ka hapur dyert e stadiumit për të strehuar të prekurit nga tërmeti i fuqishëm.

Presidenti i Koniaspor, Fatih Ozgokçen në një intervistë ka thënë se ata kanë bërë përgatitjet e duhura për të pritur qytetarët e prekur nga tërmeti shkatërrues.

“Kemi përfunduar të gjitha përgatitjet për të pritur qytetarët tanë të prekur nga tërmeti në llozhat e stadiumit tonë”, tha i pari i klubit, njofton “Sporx”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"