Tragjedia me Kobi Brajant, bashkëshortja hedh në gjyq kompaninë e helikpterëve dhe kërkon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 0:13

Tragjedia me Kobi Brajant, bashkëshortja hedh në gjyq kompaninë e helikpterëve dhe kërkon…

Bashkëshortja e ikonës së basketbollit dhe sportit botëror Kobi Brajant paditi kompaninë e helikopterëve “Island Express” për aksidentin fatal të 26 janarit, që i kushtoi jetën ish-basketbollistit të Los Anxhelos Lejkërs, vajzës së tyre 13-vjeçare Xhana dhe 7 personave të tjerë.

Kobe-Bryant-Family-THUMB-696x392 Kobe-Bryant-Family-THUMB-696x392

Sipas “Los Angeles Times”, gruaja e Kobi Brajantit akuzon kompaninë në fjalë dhe pilotin e helikopterit Ara Zobajan se nuk kanë respektuar rregulloren teknike të fluturimit. Në dosjen prej 27 faqesh, piloti Zobajan fajësohet se ka shkelur 8 pika të kodit të fluturimit duke neglizhuar kushtet e rënduara atmosferike, pasi helikopteri hyri në një hapësirë të mbuluar me mjegull.

Vanesa kërkon që kompania të dëmshpërblejë financiarisht familjen e saj për humbjen 2 njerëzve të dashur, shifër e cila përllogaritet në disa miliona euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"