Tragjedia e tërmetit, specialistët e FSHF inspektojnë stadiumet. Ja në çfarë gjendje janë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 14:48

Tragjedia e tërmetit, specialistët e FSHF inspektojnë stadiumet. Ja në çfarë gjendje janë

Tërmetet në pjesën qendrore të Shqipërisë në vendin tonë, sollën edhe shtyrjen e aktiviteteve sportive. Pas lëkundjeve me magnitudë të lartë sizmike, shumë ndërtesa u dëmtuan dhe shkatërruan, sidomos në zonën e Durrësit dhe përreth.

Air Albania hyrja

Pas kësaj, FSHF me disa specialistë ka bërë inspektimin e impianteve ku do të luhen ndeshjet në fundjavë, nisur nga “Selman Stërmasi”, “Niko Dovana” e shumë të tjerë.

niko dovana

Madje, megjithëse s’do të luhet këtë javë, është inspektuar edhe “Air Albania Stadium” dhe bëhet me dije se në asnjë impiant nuk ka dëmtim të strukturës. Pritet që futbolli të nisë axhendën normale, me shpresën se njerëzit do të gjejnë qetësinë e trazuar këto ditë nga tragjedia e rëndë në vendin tonë. Madje, shumë klube do të dhurojnë të ardhurat nga biletat në ndihmë të familjeve në nevojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"