Tragjedia e rrëzimit të avionit, mes viktimave edhe miku i presidentit të Dinamos. Ja çfarë shkruan klubi kryeqytetas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2021 | 19:43

Tragjedia e rrëzimit të avionit, mes viktimave edhe miku i presidentit të Dinamos. Ja çfarë shkruan klubi kryeqytetas

Një tragjedi e rëndë u regjistrua ditën e sotme, teksa një avion që po transportonte presidentin e klubit brazilian Palmas që militonte në Serinë D të Brazilit, u rrëzua, teksa humbën jetën 4 lojtarë dhe presidenti 32-vjeçar Lukas Meira, i cili rezultoi të ketë qenë mik i presidentit të Dinamos, Marko Pontreli.

PALMAS

Kjo gjë është konfirmuar nga vetë klubi dinamovit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhej:

Dinamo Pontreli

FK Dinamo në emër të presidentit Marco Pontrelli, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta klubit “Palmas Fr” në Brazil, për humbjen e mikut të mirë, Presidentit Lucas Meira dhe 4 futbollistëve të ekipit në një aksident tragjik ajror ditën e sotme.

dINAMO

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Tragjedi në futboll, avioni i skuadrës rrëzohet. Raportohen viktima midis tyre dhe presidenti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"