Tragjedi në Serbi, tifozi vdes në stadiumin që u sulmua Kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 9:48

Tragjedi në Serbi, tifozi vdes në stadiumin që u sulmua Kombëtarja

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Serbi, në stadiumin e Beogradit, pikërisht aty ku ndodhën edhe ngjarjet e tmerrshme në vitin 2014, ku Kombëtarja Shqiptare u sulmua barbarisht nga tifozët vendës.

vde-750x430

Teksa luhej ndeshja e “play-off” mes Partizanit të Beogradit dhe Beshkitashit, një tifozi i ka pushuar zemra, dhe me gjithë ndërhyrjen e ambulancës, e që më pas u transportua me urgjencë për në spital, ai nuk ia ka dalë dot mbanë.

Kjo ngjarje e rëndë, ka ndodhur në sektorin ku gjendet edhe tuneli i stadiumit, nga ku në ndeshjen Serbi-Shqipëri, vërshonin edhe shishet e sendet në drejtim të lojtarëve shqiptarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"