Tragjedi në futbollin italian, gjendet pa jetë talenti 19-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 9:40

Tragjedi në futbollin italian, gjendet pa jetë talenti 19-vjeçar

Ditën e djeshme, përmes një komunikate zyrtare, klubi “Martina Calcio 1947” ka njoftuar se Fabiano Koluçi, pjesë e formacionit të skuadrës së Puljës, ka ndërruar jetë.

fabiano-colucci

Kufoma e të riut është gjetur në garazh nga vëllai i vogël, i thirrur nga kapiteni i skuadrës që po priste jashtë shtëpisë Fabianon. Në shenjë ngushëllimi ndeshja e ditës së ekipit nuk u luajt.

colucci

Sipas hipotezave të para, djaloshi 19-vjeçar ka vuajtur ndarjen e prindërve disa kohë më parë dhe mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje.

colucci

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"