Tragjike/ Ish-mesfushori i Luftëtarit ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2019 | 15:00

Tragjike/ Ish-mesfushori i Luftëtarit ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare

Opinioni sportiv në qytetin e Gjirokastrës është gdhirë sot me një lajm të zi. Ish-mesfushori i Luftëtarit në vitet 2000-2013, Bashkim Gaxhaj, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare.
luftetari
“Panorama Sport” mëson se Gaxhaj vuante nga një sëmundje e rëndë prej pak kohësh, ndërsa sot është ndarë nga jeta. Një lajm shumë i hidhur që ka prekur të gjithë opionionin në Gjirokastër.
70891986_426827921275497_4373881345764491264_n
Nga ish-kapiteni i Luftëtarit, Arlind Nora dhe të tjerë bashkëlojtarë ndër vite me Gaxhajn kanë postuat në rrjetet sociale mesazhe ngushëllimi për këtë largim të parakohshëm nga jeta. Për herë të fundit pjesë e Luftëtarit, Gaxhaj ka qenë në vitin 2013, kur bluzinjtë drejtoheshin nga Nevil Dede në Kategorinë Superiore.

Arlind Nora

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"