Kampioni shqiptar i boksit pjesë e klanit mafioz në Itali, sekuestrohen 23 milionë euro pasuri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 19:28

Kampioni shqiptar i boksit pjesë e klanit mafioz në Itali, sekuestrohen 23 milionë euro pasuri

Boksieri shqiptar Orial Kolaj, kampion italian dhe europian në peshën mesatare, është arrestuar në vitin 2013 ndërsa sot Policia Financiare e Romës ka dhënë urdhërin për sekuestrimin e pronove.  Ai bëntë pjesë në një bandë me 9 persona të cilët ushtronin aktivitet të paligjshëm në sektorin e makinave elektronike në armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë, kërcënim dhe zhvatje.

Shqiptari

Me kërcënim dhe dhunë ata merrnin territore të qendrave të lojërave të fatit dhe të pikave të basteve. Në këtë grup bënin pjesë 3 shqiptarët, Arben Zogu, Orial Kolaj dhe Petrit Bardhi dhe grupi i tyre njihej me emrin “boksierët”.

Orial Kolaj Vs Paata Aduashvili

Policia zbuloi sot se ky grup ishte përfshirë ishte i përfshirë në një trafik ndërkombëtar droge i koordinuar nga shqiptari Arben Zogaj i thirrur me pseudonimin “Rikardino”. Hetimet çuan sot në ekzekutimin e sekuestrimit të pasurive të tyre materiale në vlerë financiare në 23 milionë euro.

Kolaj

Pasuritë e sekuestruara janë:

– të gjitha asetet e 3 kompamive individuale

– kuotat aksionare, kapitalin aksionar dhe të gjithë pasuritë e 5 kompanive aksionere

– 8 prona të paluajtshme në territorin e Romës, e në provincën e Nuoros e Aquilas

– një terren i pozicionuar në Romë

– 8 makina

– 1 motorr

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"