Tradhtoi një klub në aeroport e pastaj nuk kaloi testet, zbuloni dështimin më epik të ditës së fundit të transferimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2022 | 20:42

Tradhtoi një klub në aeroport e pastaj nuk kaloi testet, zbuloni dështimin më epik të ditës së fundit të transferimeve

Dita e fundit e transferimeve në kampionatet kryesore të Europës ka qenë padyshim e mbushur me lëvizje të rëndësishme, por edhe të tjera të cilat nuk finalizuan. Mes transferimeve të dështuara, spikat historia e pabesueshme e sulmuesit Bamba Dieng të Olimpik Marsejës.

dfsdfsdfdsf

Lojtar 22-vjeçar, i cili ka shkëlqyer me klubin dhe me përfaqësuesen e Senegalit, ishte në aeroportin e Marsejës teksa priste të hipte në avion për të udhëtuar drejt Anglisë ku e priste krahëhapur Lids që kishte akordin me marsejezët për transferimin e tij. Por para se të hipte në avionin privat, ai mori një ofertë nga Nica. Kështu, ai nuk i hipi avionit që kishin dërguar anglezët, por atij të Nicës, duke udhëtuar atje për të zhvilluar vizitat mjekësore.

Por ndërsa Lids shprehte pakënaqësinë në rrjetet sociale për këtë situatë me presidentin i cili shkroi “na e hodhën” teksa komunikonte me një tifoz në rrjetet sociale, Dieng nuk arriti të nënshkruante për Nicën. Arsyeja ishte se ai në mënyrë të pabesueshme, nuk kaloi testet mjekësore në atë që duhej të ishte klubi i tij i ardhshëm, duke bërë prapakthehu në Marsejë në orën e fundit të merkatos së futbollistëve, kur Lids sigurisht që nuk e mirëpriste më.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"