“Tradhtia” për Dinamon tërbon Tiranën, klubi bardheblu hedh në gjyq Bledar Devollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2022 | 22:37

“Tradhtia” për Dinamon tërbon Tiranën, klubi bardheblu hedh në gjyq Bledar Devollin

Zyrtarizimi i Bledar Devollti si një nga asistentët e Bledi Shkëmbit te Dinamo për pjesën e mbetur të sezonit, nuk ka kënaqur shumë klubin e Tiranës. Devolli ishte trajneri i ekipit U-19 te bardheblutë dhe me sa duket, ka lënë projektin në mes pa mirëkuptim mes palëve, për të ndjekur këtë aventurë të re te rivalët kryeqytetas.

auto_bledar_devolli1603728750

Burime të “Panorama Sport” pranë klubit bardheblu bëjnë të ditur se Tirana nuk do të qëndrojë duarkryq në këtë mes. Ajo ka hedhur hapat e parë, teksa ka çuar çështjen e Devollit në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, me arsyetimin e prishjes së njëanshme të kontratës së nënshkruar mes palëve.

Nëse ajo i jep të drejtë Tiranës, Devolli duhet të paguajë dëmshpërblim nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Dinamos, ose të kthehet të vazhdojë punën e lënë në mes në mënyrë të papritur te klubi bardheblu.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"