“Tradhti” për një Kupë Bote, vetëm 7 kombëtare “të pastra” në Rusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2017 | 9:52

“Tradhti” për një Kupë Bote, vetëm 7 kombëtare “të pastra” në Rusi

Observatori Ndërkombëtar i Futbollit (CIES) ka publikuar një raport të hollësishëm mbi numrin e lojtarëve në çdo ekip të kualifikuar në Kupën e Botës, të cilët kanë lindur jashtë kufijve të vendit për të cilin do të luajnë në “Rusi 2018”. Përfaqësuesja me grupin më të madh të “të huajve” është Maroku, me 61.5 për qind të lojtarëve të lindur jashtë vendit.

FBL-AFR-2017-LBA-MAR

E dyta në listën e këtij studimi të veçantë është Kombëtarja e Senegalit me 39.4 për qind, shumica e të cilëve janë futbollistë të lindur në Francë. Podiumi mbyllet nga Portugalia me 32.1 për qind të lojtarëve të lindur jashtë vendit të tyre.

345777_TS_01-12-17_9187516205_

Edhe Zvicra ka një shifër të rëndësishme në studim, pasi 1 në tre lojtarë të grumbulluar nga trajneri Petkoviç ka lindur jashtë kufirit helvet, me grupin shqiptar që ndikon fuqimisht në studim. Në studim ka edhe ekipe që janë tërësisht homogjene si Gjermania, Brazili, Arabia Saudite, Irani dhe Kolumbia.

Përqindja e lojtarëve nga secila kombëtare, të lindur jashtë kufijve të tyre

Marok 61,5

Senegal 39,4

Portugali 32,1

Zvicra 31,0

Tunizi 23,5

Kosta Rika 15,4

Nigeria 11,4

Francë 10,0

Spanjë 8,8

Australi 8,1

Panama 6,3

Rusi 5,0

Peru 4,9

Islandë 4,5

Serbi 3,8

Danimarkë 3,8

Poloni 3,8

Belgjikë 3,8

Suedi 3,7

Kroaci 3,3

Angli 3,2

Uruguai 3,1

Egjipt 3,0

Japoni 2,6

Argjentinë 2,3

Brazil 0,0

Arabia Saudite 0,0

Iran 0,0

Gjermani 0,0

Kolumbi 0,0

Meksikë 0,0

Kore e Jugut 0,0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"