Tradhti me djalin e presidentit të Romës? Reagon Dileta Leota: Nuk prisja që të botoheshin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2021 | 14:42

Tradhti me djalin e presidentit të Romës? Reagon Dileta Leota: Nuk prisja që të botoheshin…

Pak ditë më parë u raportua se Can Yaman dhe Dileta Leota i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre.

can yaman diletta leotta (2)

Media italiane “Dagospia”, lëshoi “bombën” teksa raportoi se gazetarja ka nisur një romancë me djalin e presidentit të klubit të Romës, Ryan Friedkin.

can yaman (4)

Disa orë pas shpërthimit të ashpër të prezantueses në rrjetet sociale, me një status përmes të cilit kërkonte t’i respektohej jeta private, e përjavshmja italiane “Oggi” publikoi ekskluzivisht imazhin që dokumentoi historinë e dashurisë me Ryan Friedkin.

can yaman diletta leotta (2u)

Në fakt, e gjithë ‘telenovela’ nuk mbetet me kaq, sepse prezantuesja italiane ka reaguar së fundi për ato foto duke thënë se kanë që në dhjetorin e vitit të kaluar.

can yaman (2)

Konkretisht, fotografitë datojnë nga 20 dhjetori i kaluar, pak para fejesës me aktorin e njohur me origjinë shqiptare, Can Yaman.

can yaman diletta leotta (2)

Ndonëse në mediat italiane ka ende dyshime për lidhjen e prezantueses italiane me aktorin e njohur turk, vetë Diletta ka këmbëngulur që ajo vazhdon të jetë me Yaman.

can yaman diletta leotta (5)

“Ato fotografi janë nga dhjetori. Isha beqare, 29-vjeçare, dhe nëse je beqare, mund edhe të flirtosh. Jam akoma me Can, isha në makinë me të pak më parë.

can yaman diletta leotta (6)

Ka kufij që nuk duhet të tejkalohen dhe jeta private është një prej tyre. Unë nuk prisja që të botoheshin këto foto, madje, madje as nuk e imagjinoja që mund t’i kishin marrë në shtëpi”,- shpjegoi Diletta për Valerio Staffelli.

can yaman diletta leotta (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"